Miley Cyrus shokon Amsterdamin


Është shndërruar në ikonën e “showbiz”-it dhe Miley Cyrus nuk kishte si të zhgënjente në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të MTV Europe për vitin 2013, të dielën në mbrëmje. 

Këngëtarja 20-vjeçare përforcoi edhe më tej reputacionin e saj si “vajza e keqe” e muzikës pop duke u shfaqur shumë pak e veshur dhe duke tymosur një cigare të dyshimtë në skenë. Duke marrë parasysh se mbrëmja u zhvillua në Amsterdam, mund ta marrim me mend se për çfarë bëhej fjalë.
Në këtë event muzikor ishin të pranishëm edhe Katy Perry, Ellie Goulding, Iggy Azalea, Rita Ora etj.

Ja çmimet e MTV Europe për vitin 2013: 

Look-u më i mirë - Harry Styles
Video më e mirë - Miley Cyrus - Wrecking Ball
Fansat më të shumtë - Tokio Hotel
Kënga më e mirë - Bruno Mars - Locked Out Of Heaven
Best Hip Hop - Eminem
Best Electronic - Avicii
Best Rock - Green Day
Best Pop - One Direction
Best Alternative - 30 Seconds To Mars
Artistja femër më e mirë - Katy Perry
Artisti mashkull më i mirë - Justin Bieber
Ikona globale - Eminem
/ Top Channel

Angelina Jolie drejt fundit të jetës


Lajmi shokues vjen nga revista “OK! Magazine”. Angelina Jolie ndodhet në gjendje shëndetësore tragjike.
Duke krahasuar disa fotografi të fundit me ato të disa viteve më parë, revista thekson se Angelina është dobësuar drastikisht dhe vijon të dobësohet vazhdimisht, qysh nga ndërhyrja e mastektomisë së dyfishtë, për të parandaluar rrezikun e kancerit në gjoks, transmeton noa.al.
Në artikullin e kësaj reviste lexohet, “Pas ndërhyrjes kirurgjike, ajo ka marrë mjekime dhe një sërë seancash të tjera. Duket se mjekimet nuk shërbyen për gjë pasi sa vjen dhe ajo po rëndohet. Brad Pitt është gati sa të çmendet, sepse e shikon që dobësohet dhe rëndohet çdo ditë. Angelina nuk ha dhe nuk fle më prej disa kohësh, rrezikon vdekjen, është drejt fundit të saj” ./Indeksonline/

Beyonce gëzoi “fansën” e saj të verbër


13-vjeçaren Sofi Kotkis, e cila është e verbër që nga lindja, Beyonce e ka befasuar duke e ftuar për ta kënduar bashkërisht hitin "Irreplaceable“.
Kur edhe në koncert të këngëtares së saj të preferuar, Sofi as që kishte ëndërruar se do t’i ndodhte diçka kaq e bukur. Ai vetëm qëndronte në radhën e parë dhe dëgjonte si këndonte Beyonce.
Para se ta këndojë "Irreplaceable", Byeonce e paralajmëroi publikun se këngën ia kushton Sofit, dhe pastaj është përkulur dhe i është ofruar vajzës së verbër për ta lutur që bashkërisht të këndojnë këngën.
Vajza u gëzua pa masë për shkak se këngëtarja e saj e dashur ka kënduar duet me te. Buzëqeshte, këndonte dhe e gëzonte momentin më të lumtur të jetës së saj.
Duetin e kishte “aranzhuar” motra e Sofit, Eli.
"Ia ka plotësuar dëshirën më të flaktë dhe e ka gëzuar shumë. Sofi nuk sheh, por e do shumë muzikën dhe vallëzimin. Është motra më e mirë në botë, dhe jam shumë e lumtur që pata mundësinë të bëjë diçka që do ta lumturonte atë”, tha Eli ./Indeksonline/

Copyright © 2011-2012 MaxCTR Blogger Template Converted by Xiontechinfo.Com and BlogisBlogging.Com